Një aventurë e re për Sokol Cikalleshin ka nisur pas 9 vitesh të kaluara në Turqi.
Sulmuesi shqiptar është prezantuar te skuadra e Tractor F.C. në Iran, ku erdhi si lojtar i lirë pas e mbylli me Konyasporin.
34-vjeçari, i cili para pak muajsh i dha fund dhe aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare është gati për një kapitull të ri në Iran.
Cikalleshi bëhet kështu shqiptari i dytë që do të veshë fanellën e Tractor pas Ditmar Bicajt.