I dyshuari ik nga stacioni policor në Suharekë, suspendohet një zyrtar

Një i dyshuar në Suharekë kishte shfrytëzuar një moment dhe ka ikur nga stacioni policor kur e ka kuptuar se do të shkojë në paraburgim.

Policia i është vënë pas, ndërsa është suspenduar për 72 orë një zyrtar, si dhe për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor.

“Me datë 20 tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e  kanë ndaluar një person në bazë të urdhër-arresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës. Pas konsultimin me gjyqtarin kompetent, nga Gjykata është nxjerrë vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin. Kur  i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai  në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë”, thuhet në njofton e policisë.

Për të dyshuarin është hap edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësisë

Kategoritë
LajmeVendi