I ftohti ngrin SHBA-në, Biden shpall emergjencën

Këto pamje nuk janë në Polin e Veriut, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Cikloni bombë” i të ftohtit po ngrin gjithçka prej ditësh dhe është shndërruar në vdekjeprurës.

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Nju Jork, pjesa më e madhe në qytetin Buffalo, për shkak të temperaturave me dhjetra gradë celcius nën zero.

Një zyrtar shtetëror amerikan thotë se njerëzit mbetën të bllokuar në automjetet e tyre për më shumë se dy ditë, gjatë stuhisë dimërore më të tmerrshme të jetës së tyre.

Sinoptikanët paralajmërojnë për sasi të mëdha dëbore që priten gjatë orëve në vijim. Stuhia, që shtrihet nga Kanadaja deri në Meksikë, ka vrarë mbi 60 persona në total.

Kategoritë
BotaLajme