Pesë persona të një familjeje janë goditur dje nga rrufeja derisa po qëndronin në Prevallë.
Si pasojë e kësaj goditje, një grua ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile.“Prevallë, Prizren / 18.08.2024 – 12:10. Viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestar gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.