Rojat kufitare ukrainase kanë arritur të çlirojnë tre ushtarë ukrainas nga rusët që i kishin zënë rob – duke përdorur dronët që hidhnin bomba me precizitet.
Pamjet e shpërndara në Telegram, mbajnë mbishkrimin “operacioni unik, operatorët e dronëve çlirojnë ushtarët ukrainas nga robëria”, transmeton Telegrafi.
Operatorët ukrainas të donrëve kishin lokalizuar një grup ushtarësh rusë që po shoqëronin tre ushtarë ukrainas që ishin zënë rob.
Ukrainasit shiheshin me duart e ngritura lartë dhe në një moment i mbanin prapa kokës. Pasi e kuptuan operatorët për çfarë bëhej fjalë kërkuan leje për veprim.
Nga droni binin bomba – duke sulmuar ushtarin e parë rus që rrëzohet në tokë – me gjasë u plagosur mbetet.
Shpërthimet tjera bëjnë që dy ushtarët e tjerë rusë të shpërndahen në pozicione të ndryshme.
E tre ushtarët ukrainas ndjekin dronin që i drejton në zonën më të sigurtë ku ishin të pozicionuara trupat ukrainase. /Telegrafi/