I kishte ngecur në gjoks granata e pashpërthyer, mjekët arrijnë t’ia largojnë mjetin shpërthyes ushtarit ukrainas

Mjekët ukrainas kanë arritur të përfundojnë me sukses një ndërhyrje kirurgjike, duke ia nxjerrë një ushtari të Kievit një granatë të pashpërthyer që i kishte ngecur në gjoks.

Këtë lajm e bëri të ditur zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes, i cili publikoi pamjet nga rëntgenografia e ushtarit ukrainas.

Ai u hoq në prani të dy xhenierëve të cilët siguruan sigurinë e personelit mjekësor.

Granata i është hequr në prezencë të dy ekspertëve të deminimit, nga frika se mund të vie deri te shpërthimi i saj.

Në anën tjetër, nga spitali ushtarak në Kiev është bërë e ditur se ushtari po rimerr veten dhe se operacioni ka përfunduar me sukses.

Sipas mjekëve, gjendja e ushtarit çdo ditë e më shumë rëndohej, dhe njëkohësisht rrezikohej nga shpërthimi i granatës së ngecur në gjoks. /Telegrafi

Kategoritë
LajmeTë ndryshme