I moshuari nga Ferizaj që kishte humbur i bashkohet familjes

Policia e Kosovës pak më parë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe familjarëve të një moshuari  nga Ferizaj, i cili kishte humbur dhe s’ishte në gjendje të fliste.

Por, pas publikimit të fotografisë së tij, në Policinë e Kosovës u lajmëruan familjarët e tij dhe se tashmë ai është me ta.

Njoftimi i plotë:

Përfundon kërkimi i personit të humbur

Të nderuar medie

Ju njoftojmë se janë lajmëruar familjarët e personit të humbur në Ferizaj, për të cilin kërkuam bashkëpunim me qytetarë, si person i humbur. Tani ai i është dorëzuar familjarëve të tij.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim.

Kategoritë
LajmeVendi