I pari në botë: gjermani u kurua nga HIV me transplant të qelizave staminale

Studiuesit kanë njoftuar se një banor i paidentifikuar i Gjermanisë është shëruar nga infeksioni HIV me transplantim të qelizave staminale dhe raporti i plotë do të prezantohet në Konferencën Ndërkombëtare për AIDS që do të mbahet javën e ardhshme në Mynih.

Siç kanë bërë të ditur në njoftimin fillestar, 60-vjeçari gjerman ishte me virusin HIV që nga viti 2009 dhe tani ai është shëruar plotësisht.

Shkencëtarët që punuan në këtë rast u habitën që dhuruesi i qelizave staminale nuk ishte imun ndaj virusit HIV dhe shtetasi gjerman gjithsesi u shërua.

Ky është rasti i shtatë i shërimit nga virusi HIV në botë, por hera e parë që transplantimi i qelizave staminale ka sukses.

Megjithatë, përfundimi i parë pasi u konfirmua se gjermani u shërua nga infeksioni HIV është se transplantimi i qelizave staminale nuk mund të përdoret në çdo rast.

Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se çfarë ishte konkretisht ndryshe në këtë rast, sepse në përpjekjet e mëparshme ndodhi që virusi të shumohej.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi