I porsalinduri që u nxor nga nën rrënoja u birësua nga një i afërm

Pasi u përhap në mbarë botën informacioni se një foshnjë e porsalindur ishte nxjerrë nga nën rrënojat në Siri, mijëra njerëz shprehën gatishmërinë e tyre për ta birësuar atë.

Nëna e foshnjës ka vdekur nën rrënoja pasi ka sjellë në jetë foshnjën dhe fëmija është nxjerrë me sukses. Pasi mediat botërore publikuan informacione për këtë foshnjë dhe fotot e saj, mijëra njerëz ishin gati ta birësonin fëmijën.
Megjithatë, fëmija u adoptua nga Salah al-Badran, shtëpia e të cilit u shkatërrua nga tërmeti. Ai së bashku me familjen e tij 11 anëtarësh kanë arritur të shpëtojnë dhe tani jetojnë në një strehimore.

Vajza u quajt Aya, që në arabisht përkthehet si “mrekulli” dhe “dhuratë nga Zoti”. Pas lindjes, foshnja kaloi nën rrënoja për më shumë se 10 orë, shkruan AP.

Pas tërmetit, shpëtimtarët në Jenderis e gjetën Aya-n nën mure betoni më shumë se 10 orë pas tragjedisë. E gërmuan, gjetën edhe nënën e saj, së cilës ajo ishte ende e lidhur nga kordoni i kërthizës. Disa kohë më vonë, ata gjetën burrin dhe katër fëmijët e saj, të cilët nuk mbijetuan.

Kategoritë
BotaLajme