I riu me prejardhje nga Bosnja vrau një mysliman në një xhami në Francë: “Shkaku është islamofobia”

A French gendarmerie car patrols outside the mosque Khadija in La Grand-Combe, southern France, on April 27, 2025, following the murder of Aboubakar, a worshipper killed by several dozens of stab wounds inside the mosque on April 25. Forty-eight hours after the murder of Aboubakar, a Muslim worshipper killed by dozens of stab wounds on April 25, 2025 in the mosque of the small commune of La Grand-Combe, southern France, his killer, a “potentially extremely dangerous” man in his twenties, was still at large on April 27, 2025. (Photo by Miguel MEDINA / AFP)

Burri që të premten në mëngjes i shkaktoi dhjetëra plagë me thikë një të riu që po falej në xhaminë Khadijia në vendin e vogël La Grand-Combe, në departamentin Gard të Francës, ende është në arrati, ndërsa policia po e kërkon në mënyrë aktive.

Sipas gazetës Le Parisien, i dyshuari Olivier H. është shtetas francez me prejardhje boshnjake nga një familje me njëmbëdhjetë fëmijë dhe besimtar i krishterë.

Ai është rreth të njëzetave, përfiton nga ndihma sociale (RSA) dhe, sipas burimeve të afërta me hetimin, shumicën e kohës e kalon duke luajtur lojëra kompjuterike. Familja e tij jeton në banesa sociale në La Grand-Combe, transmeton France 24.

Olivier H., i lindur në vitin 2004 në Lyon, deri tani nuk kishte dosje penale dhe nuk ishte i njohur për shërbimet lokale të sigurisë. Sipas prokurorit të Alesit, Abdelkarim Grini, ai nuk e njihte viktimën e tij.

“Një akt i rastësishëm me një sfond të mundshëm racist ose islamofob është një nga hipotezat që po hetojmë”, tha prokurori. Ai gjithashtu theksoi se po kryhet vlerësimi psikologjik dhe psikiatrik i sulmuesit.

Hetuesit aktualisht nuk kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit. Ai herë pas here vinte në Gard, ku jeton një pjesë e familjes së tij. Vëllai i tij më i vogël, i mitur, u ndalua të shtunën për t’u marrë në pyetje në përpjekje për të marrë informacione shtesë, por u lirua të njëjtën mbrëmje pa u ngritur aktakuzë. Sipas burimeve të hetimit, babai i të dyshuarit është i njohur për policinë për vepra të vogla penale.

Gjatë sulmit të së premtes, Olivier H. kishte filmuar viktimën me telefonin e tij ndërsa ajo po vdiste, sipas një burimi të afërt me hetimin.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe prokurori Grini, duke theksuar se është “me rëndësi jetike” që i dyshuari të arrestohet sa më parë.

Viktima e sulmit ishte një i ri me prejardhje nga Mali, i moshës ndërmjet 23 dhe 24 vjeç. Ai ishte vullnetar i rregullt në xhami, ku çdo të premte para faljes së xhumasë pastronte ambientet. Në momentin e sulmit, ai ishte i vetëm në xhami.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se si Olivier H. dhe Aboubakar takohen dhe bisedojnë, pastaj hyjnë bashkë në xhami.

“Viktima fillon të falet, sulmuesi e imiton, dhe më pas papritur nxjerr thikën dhe e godet me disa plagë”, përshkroi prokurori, duke theksuar “ftohtësinë e jashtëzakonshme” dhe “vetëkontrollin e madh” që ka treguar sulmuesi.

 

Kategoritë
BotaLajme