I riu rus qëllon me armë rekrutuesin: Askush nuk do të shkojë në luftë, por në shtëpi (Video)

Një video që tregon një 25-vjeçar, teksa qëllon rekrutuesin e ushtrisë është publikuar sëfundmi në mediat e huaja.

Ngjarja ka ndodhur në një zyrë rekrutimi në Irkutsk të Rusisë, shkruan Reuters.

Personi i armatosur, u identifikuar si Ruslan Zinin, qëlloi katër herë mbi rekrutuesin.

Sipas këshilltarit të presidentit të Ukrainës, dëshmitarët okularë dëshmuan se pasi autori qëlloi rekrutuesin tha:

“Askush nuk do të shkojë në luftë, ne të gjithë do të shkojmë në shtëpi “.

Guvernatori i provincës Irkutsk, Igor Kobzev, ka shkruar në Telegram se rekrutuesi u qëllua dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën.

Kobzev shtoi se autori 25-vjeçar “me siguri do të dënohet” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kategoritë
BotaLajme