I sanksionuar nga e gjithë Evropa, Vuçiq e pret të hënën në Beograd vartësin e Putinit, ministrin Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, do të qëndrojë të hënën dhe të martën në Beograd. Lavrov së bashku me shefin e tij, presidentin Putin janë në listën e sanksioneve të BE-së. Kryediplomati rus do të pritet në Serbi nga presidenti Aleksander Vuçiq dhe homologu i tij Selakoviq.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka njoftuar në Twitter për vizitën e Lavrovit në Serbi dhe takimet që do të ketë ai raporton Gazeta Express.

“Më 6 dhe 7 qershor, Sergey Lavrov, do të jetë në një vizitë pune në Serbi. Ai do të takohet me presidentin Aleksander Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Nikola Selakvoqi, kryetarin e Parlamentit Ivica Daçiq dhe patriarkun serb Porfirije’, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeRajoni