Një ish-punonjës rus i konsullatës amerikane në qytetin lindor të Rusisë, Vladivostok, është dënuar me katër vjet e dhjetë muaj burg për “bashkëpunim të fshehtë me një shtet të huaj”.
Robert Shonov punoi për më shumë se 25 vjet për konsullatën amerikane deri në vitin 2021, kur Moska vendosi kufizime për stafin vendas që punonte për misionet e huaja.
Më pas, ai punoi si një kontraktor privat duke përpiluar llogaritë e shtypit nga mediat ruse të aksesueshme publikisht “në përputhje të rreptë me ligjet dhe rregulloret e Rusisë”, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Akuzat kundër z. Shonov janë krejtësisht të pabaza”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, në përgjigje të akuzave.
Shonov u arrestua në vitin 2023 me dyshimin se i kishte kaluar Shteteve të Bashkuara informacione sekrete për luftën e Rusisë në Ukrainë në këmbim të parave.
Sipas vendimit të publikuar në faqen e internetit të gjykatës rajonale të Primorye të premten, u sekuestruan 400,000 rubla (4,100 dollarë) dhe një pajisje elektronike.
Në shtator 2023, Rusia dëboi gjithashtu dy diplomatë amerikanë që i akuzoi se vepronin si agjentë ndërlidhës për Shonov.
Rusia akuzohet për frikësimin e stafit të konsullatës amerikane me akuza për spiunazh të luftës në Ukrainë
Në vitet e fundit, disa shtetas amerikanë janë arrestuar dhe dënuar me burgime të gjata në Rusi. Të tjerët po mbahen në pritje të gjykimit.
Uashingtoni, i cili mbështet Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht kundër pushtimit rus, akuzon Moskën se dëshiron t’i shkëmbejë ato me rusët e mbajtur në Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia shkëmbyen të burgosur, duke përfshirë reporterin e Ëall Street Journal, Evan Gershkovich, në një shkëmbim historik në gusht, por disa shtetas amerikanë dhe shtetas të dyfishtë mbeten në paraburgim në Rusi.