Ibrahim Tatlises bën deklaratën e papritur: Mund të martohem në çdo kohë…

Këngëtari i famshëm turk, Ibrahim Tatlises, ka mbajtur një koncert në Sisli, ku kanë qenë prezentë shumë admirues të tij.

Në mesin e tyre ishte edhe miku i tij, aktori Mehmet Ali Erbil, i cili do të martohet me të dashurën e tij gjatë kësaj jave.

Artisti shpërtheu bombën duke thënë: “Nëse Mehmet Ali Erbil martohet para meje, unë do ta djeg lojën. Mund të bëj një surprizë dhe të ulem në tavolinën e martesës në çdo kohë”, tha ai.

Mehmet Ali Erbil ka nisur një dashuri të re me Gülseren Ceylan. Mësohet se ai i ka bërë dhuratë të dashurës së tij një unazë në ditëlindjen e saj dhe po planifikonte të martohet së shpejti.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme