Ahmet Tatlıses, i cili tha se dyshonte për shëndetin mendor të babait të tij, kishte pasur parasysh pronën e İbrahim Tatlıses me padinë që ai ngriti.
Po vazhdojnë tensionet babë e birë në familjen Tatlises, ditë më parë İbrahim Tatlıses përdori deklarata të ashpra për ish-bashkëshorten e tij, Adalet Sara dhe djalin e saj, Ahmet Tatlises. Tatlises pretendoi se ish-gruaja e tij po bënte magji dhe se lidhja e tyre përfundoi për këtë arsye.
Këngëtari i njohur turk pohoi gjithashtu se djali i tij i madh e kishte tradhtuar dhe kur o plagos ai djali e kishte zbrazur kasafortën të mbushur me para.
Ahmet Tatlıses,këtyre deklaratave iu përgjigj duke thënë: “Më janë shtuar dyshimet për shëndetin e tij mendor”, pas deklaratave të babait të tij, Ahmet Tatlıses ngriti një padi kundër babait të tij, İbrahim Tatlıses, për emërimin e një kujdestari.
Pas kësaj padie gjykata ka vendosur që ta përkufizon të drejtën e pronësisë për pronat e paluajtshme të Ibrahim Tatlisesit.