Ibrahimoviç hapi TikTok, video debutuese u shikua 7 milion herë në 24 orë

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimoviç nuk mërzitet kurrë dhe tani ka vendosur të hapë një profil në rrjetin social TikTok dhe menjëherë është bërë hit i plotë.

Në më pak se 24 orë, videoja e parë 45 sekonda e Ibrahimovic në rrjet është parë më shumë se 6.9 milionë herë.

Sulmuesi i Milanit është në dekadën e tij të pestë, por nuk e ka pasur të vështirë të krijojë një profil në rrjetin e favorizuar nga brezi adoleshent.

“TikTok, Zlatan është këtu”, u prezantua Ibrahimovic në një video në të cilën personazhi i tij shndërrohet në një luan.

Pjesa tjetër e videos tregon skena ku Ibrahimoviç mburret me trupin dhe pasurinë e tij, tregon aftësitë e tij dhe mburret me gjendjen e tij mbresëlënëse fizike.

Kujtojmë se Zlatan ka 56 milionë ndjekës në Instagram dhe 610 mijë njerëz e kanë ndjekur në TikTok pas prezantimit.

Ibrahimoviçin nuk do ta shohim në fushë këtë vit sepse po rikuperohet nga një dëmtim në gju që e detyroi t’i nënshtrohet një operacioni.

Kategoritë
Sport