Ibrahimovic njofton largimin nga futbolli, “San Siro” shpërthen në lot

Ditën e djeshme, Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar largimin e tij nga futbolli në qendër të “San Siro”. 988 ndeshje profesionale dhe 573 gola, bota e futbollit përshëndet suedezin mes duartrokitjeve, urimeve dhe lotëve.

“Ka ardhur momenti t’i them mirupafshim futbollit, por jo Milanit. Më keni mirëpritur krahëhapur gjithnjë, do të jem milanist gjatë gjithë jetës. Ka qenë një karrierë e gjatë që më ka dhënë forcë, adrenalinë dhe emocione për të vijuar.

Kjo ishte dita e fundit si profesionist. Dua të falënderoj Milanin dhe të gjithë ekipet e tjera me të cilat kam luajtur. Dua të falënderoj përfaqësuesen suedeze dhe njerëzit që më kanë ndihur në karrierë. Për të ardhmen nuk kam menduar, të shohim, tani vjen kapitulli i radhës në jetë”, u shpreh ndër të tjera Zlatan Ibrahimovic.

Kategoritë
Sport