Ibrahimović nuk ka në plan të pensionohet, ai ka publikuar një video të pritur me muaj të tërë

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimović (41) sot ka publikuar në rrjetet sociale një video që fansat e tij të shumtë e kanë pritur prej muajsh.

Përkatësisht, Ibrahimoviç ka publikuar një video të shkurtër të stërvitjes së tij të parë me top pas më shumë se gjysmë viti, pra që nga muaji maj kur bëri një operacion në gju.
Sulmuesi deri më tani më së shumti është duke u stërvitur në palestër dhe duke forcuar muskujt, ndërsa nga sot ka nisur punën edhe me topin.

Ende nuk ka parashikime të sakta se kur do të rikthehet në fushë, por në Milano shpresojnë që lideri i tyre të jetë gati për ndeshjet e Champions League.
Mediat italiane më parë shkruanin se ishte planifikuar që Zlatan të rikthehej në Superkupën e Italisë, por gjithçka u shty për në shkurt.

Javët e fundit disa media shkuan aq larg në parashikimet e tyre negative sa “i dhanë fund karrierës”, por duket se Ibrahimoviç do të luajë me siguri deri në fund të sezonit.

Kujtojmë se Milani do të luajë kundër Tottenhamit në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve dhe gjiganti italian me siguri do të ketë nevojë për eksperiencën e Zlatanit.

Kategoritë
Sport