Icardi “boshatis” llogarinë, blen makinën më të shtrenjtë në botë

Lajmi se një futbollist nga Argjentina ka blerë makinën më të shtrenjtë në botë për shifrën e 25 milionë eurove, ka shkaktuar komente të ndryshme.

Dashuria e futbollistëve për makinat e shtrenjta është e njohur, kur shumë prej tyre i blejnë thjesht për t’i koleksionuar.

Tashmë një rast i veçantë është ai i Mauro Icardit, i cili thuhet se ka shpenzuar shumën prej 25 milionë eurosh për ta bërë të tijën makinën më të shtrenjtë në botë.

Ajo është Rolls Royce Boat Tail, një makinë e ndërtuar me dorë, e pajisur me një motor V12 me një kapaciteat 5,75 litra dhe një fuqi prej 571 kuaj fuqi. Në fakt, pronari i parë i konfirmuar i kësaj makine ishte çifti Beyonce/ Jay Z, ndërsa tashmë listës i shtohet edhe futbollisti argjentinas.

Nëse ky raportim nga mediat turke konfirmohet, Rolls Royce Boat Tail do të jetë makina më e shtrenjtë në koleksionin e Icardit. Vlen të theksohet se për këtë model nuk do të prodhohen më shumë se tre të tilla, gjë që mund të justifikojë edhe çmimin stratosferik prej 25 milionë euro.

Kategoritë
Sport