Identifikohet autori i sulmit ndaj Shtëpisë Turke në New York

Autori është ende në arrati, tha policia

Autoritetet kanë identifikuar personin që kreu sulm ndaj selisë diplomatike turke në New York, e njohur si Shtëpia Turke (Türkevi), transmeton Anadolu.

Zyrtarët turq kanë ndarë informacionin identifikues për autorin me Departamentin e Policisë së New Yorkut.

Recep Akbıyık, shtetas turk që është larguar nga Türkiye vitin e kaluar, është ende në arrati, tha policia.

Ai raportohet se është i pastrehë dhe ka probleme mendore.

Shtëpia Turke në New York, ndërtesë e dedikuar për misionet diplomatike dhe ngjarje kulturore e cila u hap në vitin 2021, pikërisht përballë OKB-së, u sulmua të hënën.

Akbıyık theu xhamat e ndërtesës në orën 3:14 të mëngjesit me kohën lokale.

Nga sulmi nuk pati të lënduar, por 12 dritare dhe dyert e ndërtesës u dëmtuan.

Autoritetet turke e dënuan ashpër sulmin dhe u kërkuan autoriteteve vendase të gjenin sulmuesin dhe të siguronin mbrojtjen e nevojshme për të garantuar sigurinë e misioneve të tyre diplomatike.

Kategoritë
BotaLajme