IKD: Në vitin 2021, KGJK-ja dështoi të bëjë vlerësimin e performancës së 1/3 të gjyqtarëve më mandat të përhershëm

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën u prezantua raporti me titull “Administrimi i sistemit të drejtësisë nga Këshillat”, raporton Ekonomia Online.

Lavdim Makshana, hulumtues nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, foli për progresin dhe regresin që ka shënuar KGJK-ja gjatë vitit 2021.

“KGJK gjatë viti 2021 ka shënuar progres lidhur me miratimin e legjislacionit sekondar, mirëpo regres ka shënuar në miratimin e akteve normative kryesisht me ato që i ka parapa me planin e saj të punës. Fenomen negativ ka qenë mos miratimi i akteve nënligjore të parapara që devijojnë nga ligji për KGJK dhe ligji për gjykatat”, tha ai.

“Sa i përket transparencës mund të thuhet se po ashtu edhe në tërësi sistemi gjyqësor çalon shumë. Këtë e dëshmojnë 520 kërkesa të adresuara nga IKD në KGJK dhe gjykata dhe  vetëm 258 prej tyre janë kthyer pozitive, në disa raste s’ka pas përgjigje fare”, tha ai.

Ai njoftoi se nga 29 takime të mbajtura nga këshilli janë nxjerr 431 vendime, ndërsa janë publikuar 418 përfshirë edhe ato disiplinore.

“Sfidë për KGJK është trajtimin i kërkesave për qasje në dokumente publike. Gjatë 2021 KGJK ka dështuar në themelimin e degëve të gjykatave”, tha ai.

Tutje Makshanashtoi se në vitin që lamë pas KGJK-ja, dështoi të bëjë mbajtën e performancës së gjyqtarëve me mandat të përhershëm.

“IKD i rikujton KGJK-së që plani vjetor i punës ka rendësi jetike për ngritjen e cilësisë së punës dhe në përgjithësi për ngritjen e cilësisë në administrimin e drejtësisë. Plani vjetor i punës nuk është vetëm një dokument formal i cili vetëm duhet të miratohet, por është një dokument strategjik për të ngritur cilësinë e planit brenda një viti kalendarik”, tha ai.

Sipas tij, gjatë vitit 2021 KGJK kishte dështuar të bëjë vlerësimin e performancës së 1/3 e gjyqtareve me mandat të përhershëm.

“Një nga skandalet është përgjimi i ish anëtarit të KGJK  dhe ish gjyqtari Driton Muharremi, ai tha se kjo përbën një skandal të madh më të cilin u ballafaqua gjyqësori në vitin e kaluar, ku pas kësaj afere, Muharremi ishte dorëhequre nga pozita e anëtarit të Këshillit”, tha ai.

Po ashtu edhe Mirvet Thaqi, hulumtues nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka dhënë vërejtje sa i përket punës vjetore të KPK-së

“KPK-ja gjatë vitit 2021 nuk ka treguar efikasitet të lartë në miratimin e akteve sekondare në krahasim me vitin paraprak”. “Mungesa e çfarëdo llogarie paraqet zbrazëti juridike”.

“Transparenca, KPK në vazhdimësi e proklamon transparencën, por këtë çështje KPK ka miratuar rregullore të veçantë, mirëpo këto kanë mbetur vetëm në letër. Nga 241 kërkesa të IKD më shumë se gjysma e tyre kanë mbetur pa përgjigje”, tha ai.

Ai tutje  tha se gjatë vitit 2021 KPK ka nxjerrë afër 200 vendime nga të cilat vetëm 103 vendime janë publikuar në faqen e KPK-së.

“KPK dhe gjatë 2021 ka vazhduar me praktikën e kundërligjshëm më të avancimit të prokurorëve pa konkurs në emër të transferimit”.

“Shembull vendimi i nxjerrë nga ish kryeprokurorit të  shtetit Aleksandër Lumezi për transferimin e prokurorit Bahri Hyseni nga.. në Ferizaj në zyrën e kryeprokurorit të shtetit ishte marrë në shpërfillje të plotë me dispozitat ligjore si dhe nevojat e ZKPSH-së”.

” Në këtë rast Hyseni ka kaluar nga ZKPSG nga niveli më i ulët brenda sistemit prokurorial në një nivel më të lartë pa asnjë nevojë të jashtëzakonshme në kundërshtim me rregullat në fuqi”.

“Po ashtu, është vendimi i KPK për transferimin e prokurorit Fatmir Behrami nga departamenti i përgjithshëm në departamentin për të mitur në Prishtinë ishte i kundërligjshëm”, tha Thaqi.

Kategoritë
LajmeVendi