Imamoviç: Në Kuvendin e Serbisë fjalën e marrin vetëm boshnjakët që lavdërojnë regjimin

Enis Imamoviç, anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, akuzoi shumicën parlamentare se i pengon anëtarët e pavarur të asaj partie të marrin pjesë në debatin parlamentar në favor të, siç tha ai, përfaqësuesve boshnjakë “detyra e të cilëve është të lavdërojnë politikën e qeverisë”.

Në një konferencë për shtyp në parlament, ai tha se “të tre vendet për deputetë të pavarur” për debatin parlamentar u janë ndarë deputetëve të cilët i quajti “përfaqësues të regjimit të boshnjakëve”.

Ai tha se komisioni legjislativ parlamentar i ka njoftuar se është refuzuar edhe amendamenti i tij për rritjen e ndarjeve buxhetore në komunën e Pribojit për programin e kthimit të boshnjakëve.

Imamoviq tha se programi, i destinuar për kthimin e boshnjakëve të mërguar gjatë konfliktit të viteve 1990, është miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2011, por që nga viti 2014 nuk ka pasur ndarje buxhetore për zbatimin e tij.

Kategoritë
LajmeRajoni