Immobile pëson aksident të rëndë, goditet nga tramvaji

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, u godit nga një tramvaj të dielën teksa ishte në makinën e tij.

Sulmuesi italian raportohet se është mirë dhe ka vetëm një krah të lënduar, transmeton Gazeta Express.

Sipas Immobiles, tramvaji kaloi në semafor të kuq.

“Tramvaji kaloi në semafor të kuq. Fatmirësisht jam mirë, kam pak dhimbje në krah”, u shpreh Immobile.

Por nëse Immobile është mirë, automjeti i tij u shkatërrua plotësisht.

Vajzat e tij, gjithashtu të pranishme në makinë, kishin vetëm lëndime të lehta, megjithëse njëra prej tyre u largua nga spitali me një mbajtëse në qafë.

Shtatë persona të tjerë u dërguan në dhomën e urgjencës, por nuk raportohet për lëndime serioze.

Aktualisht policia po e heton se si ndodhi ngjarja.

Kategoritë
Sport