Importi 5 miliardë €, veç nga Serbia 370 milionë – Llugaliu: Zyrtarët e Doganës qëndruan me Policinë gjatë barrikadave në veri

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka prezantuar të arriturat e Doganës gjatë vitit 2022, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se gjatë vitit 2022 Dogana e Kosovës ka pasur rritje të të hyrave dhe se Turqia është vendi që Kosova ka import më të madh.

Ai tha se gjatë vitit 2022 importi nga Serbia ka arritur vlerën e 370 milionë euro.

“Performanca e të hyrave varet nga shumë faktor, natyrisht që është edhe inflacioni. Turqia është dukshëm vendi që importojmë më shumë. Sa i përket importit nga Serbia mbi kemi pasur 370 milionë euro” tha ai.

Ai tha se gjatë vitit 2022 importi ka arritur vlerën e mbi 5 miliardë eurove dhe eksporti mbi 869 milionë euro.

“Gjatë këtij viti kemi pasur 11 mijë e 157 aktivitete, te sekuestrimi i mallrave kemi 11.3 milionë euro, vendimet për inkasim me 4.5 milionë euro. Zbulimi i mallrave të ndaluara gjatë vitit 2022 nga zyrtarët doganor janë zbuluar 83.6 kilogram heroinë. Gjatë këtij viti kemi pasur lehtësia tregtare, me fillimin e zhdoganimit të plotë në Portin e Durrësit dhe Porto Romano”.

“Të gjitha këto arritje janë konfirmuara edhe nga institucionet e tjera qe vlerësojnë Doganën e Kosovës. Kemi vërejtur që besueshmëria ndaj Doganës gjatë vitit të kaluar është rritur”

“Gjatë vitit 2022 importi ka arritur vlerën 5.603 miliardë euro ndërsa eksporti 869.5 milionë euro”

Drejtori i Doganes tha se gjatë barrikadave në veri doganierët kanë qëndruar me Policinë e Kosovës.

“Në fakt zyrtarët tonë doganorë kanë dashur që të qëndrojnë me Policinë, kemi pasur kushte të konsoliduar. Zyrtarët doganorë kanë qëndruar me Policinë e Kosovës”.

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi