Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj një incidenti që ka ndodhur në autobus, në linjën 3A.
Në reagim thuhet se sjellja e shoferit ndaj nxënëseve ka qenë e papranueshme.
“Reagim lidhur me incidentin në linjën 3A. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit është njoftuar për një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme. Menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme: Shoferi i përfshirë është larguar nga puna. Konduktori është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit”, thuhet në reagim.
Tutje, komuna “dënon çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm”.“Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve tona”