Incident në protestë, qëllohen me bojë muret e kryeministrisë, polici bie barkas duke kapur qytetarin

Një grup protestuesish kanë çarë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.

Një person është shoqëruar me forcë nga policia, dhe gjatë ndalimit të qytetarit një nga policët rrëzohet barkas në tokë.Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë në kujtim të Klodjan Rashës, Ardit Gjoklajt dhe Lear Kurtit. Sipas të dhënave, personi i arrestuar kishte një thikë në dorë dhe po qëllonte dyert e kryeministrisë.

Kategoritë
LajmeRajoni