Indeksi i dollarit në nivelin më të lartë në 20 vite

Pas njoftimit, indeksi arriti mbi 110.65, ndërsa tashmë edhe i mbështetur nga pritjet se FED do të bëjë një rritje tjetër të normës së interesit prej 75 pikë bazë.

Indeksi i dollarit amerikan arriti të mërkurën në nivelin më të lartë të 20 viteve mes masave të FED-it (Rezervat Federale të SHBA-së) dhe thirrjes për mobilizimi të udhëheqësit rus, Vladimir Putin.

Pas njoftimit, indeksi arriti mbi 110.65, ndërsa tashmë edhe i mbështetur nga pritjet se FED do të bëjë një rritje tjetër të normës së interesit prej 75 pikë bazë.

Dollari gjithashtu ndoqi rritjen e vlerës së letrave me vlerë të thesarit, me vlerën referente standarde 10-vjeçare të SHBA-së që u rrit mbi 3,5 për qind në nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2011.

Që nga muaji mars, FED ka bërë rritje të normës me një total prej 225 pikësh bazë në luftën kundër inflacionit që arriti nivelin më të lartën në 40 vjet.

Sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, deri në 300 mijë rezervistë do të thirren që të mobilizohen në luftën kundër Ukrainës.

Kategoritë
Ekonomi