Indiferenca e Kosovës ndaj FETO-së

Shkruan: Bayram POMAK

Të gjithë e dijnë se raportet në mes të Kosovës dhe Turqisë kanë qenë të mira historikisht. Disa herë me radhë edhe më parë kemi treguar se çka ka bërë Turqia për Kosovën dhe sidoqoftë shumicën e tyre i dijmë të gjithë.

Veçse njëra ndër çështjet që duhet të theksohet këtu është se njëra ndër arsyet themelore të këtyre raporteve nuk është përpjekja e Kosovës, por qasja e Turqisë ndaj Kosovës. Që prej se Kosova e shpalli pavarësinë më 2008 e këndej, Turqia pati rol kyq në politikën e jashtme të Kosovës. Sidomos sa i përket çështjes së njohjes, Turqia pati rol madhështor në njohjet e reja. Kosova përfitoi maksimalisht nga prezenca e Turqisë në Azinë e mesme dhe Lindjen e mesme. Gjatë asaj kohe Ministria e punëve të jashtme të Turqisë e themeloi në njësi e cila punonte 24 orë që shtetet tjera ta njohin Kosovën. Arsyeja pse ajo njësi punonte 24 orë ka të bëjë me dallimin e zonave kohore në mes të Kosovës dhe shteteve që s’na njihnin ende.

Për shembull për shkak se duhej të kontaktohej me një shtet që është në Lindjen e largët ose në Amerikën latine, në mënyrë që të lobohej për Kosovën, kjo njësi ishte e detyruar të punojë 24 orë. Veçse kur kjo njësi kishte nevojë për një informatë shtesë nga Ministria e punëve të jashtme të Kosovës, pas orës 16:00 nuk mund ta kontaktonte dot askënd. Kjo sepse punëtorët e Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës kishin shumë punë të rëndësishme sikurse është pirja e kafes në kafenetë e Prishtinës!!! Angazhimet e Turqisë qëndrojnë edhe pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Gjithashtu të gjithë e dijnë mbështetjen që ia dha Turqia, Kosovës në INTERPOL. Madje jo vetëm kaq.

Përkundër të gjitha këtyre, s’mund të themi se Kosova ka bërë mjaft për Turqinë dhe interesat e saj. Andaj këto raporte më shumë zhvillohen si iniciativë e Turqisë. Gjithashtu edhe sa i përket çështjes së FETO-së, s’mund të thuhet se Kosova si shtet e ndihmoi sa duhet Turqinë. Kjo mund t’i ketë dy arsye, ose zyrtarët kosovarë s’e kuptuan ç’nënkupton FETO për Turqinë, ose bëhen se nuk e kuptojnë. FETO është mjet i qarqeve ndërkombëtare që punon për ta gërryer Turqinë prej brenda. Ky mjet përmes metodave që i përdori më parë s’ia doli ta dëmtojë Turqinë dhe më në fund e pati tentim grushtetin tradhëtar të 15 Korrikut të vitit 2016. Ndokush mund të thotë ashtu ose kështu, veçse me mijëra dokumente, mijëra deklarata të anëtarëve të kësaj organizate terroriste dhe burime të hapura tregojnë se FETO qëndron pas atij tentim grushteti. Një organizatë e cila përpiqet ta rrënojë një shtet, është armiku më i madh i saj. Andaj FETO është armiku më i madh i Republikës së Turqisë. Madje kjo është e shpallur si organizatë terroriste. Një organizatë e cila e bombardon parlamentin e një shteti është armiku më i madh i tij.

Veçse fatkeqësisht zyrtarët Kosovarë janë aq të shkujdesur sa që s’e kuptojnë këtë. Çështjes së FETO-së po i qasen në mënyrë shpërfillëse dhe insistojnë të mos e kuptojnë se kjo për Turqinë është çështje e sigurisë kombëtare. Shembulli i fundit për këtë është lejimi në Kosovë i promovimit të një libri që e lavdëron liderin e FETO-së, si udhëheqës i një organizate terroriste. Duke i pasur parasysh raportet që i ka me Turqinë, Kosova mund t’i gjente rrugët për mos-lejimin e realizimit të këtij promovimi. Veçse fatkeqësisht Kosova si shtet që është, u tregua e shkujdesur. Kjo çështje do të del në pah si diçka e rëndësishme në raportet në mes të Kosovës dhe Turqisë. Si shembull konkret, mendojeni a mund të bëhej në Kosovë promovimi i një libri që i lavdëron nacistët. Natyrisht se s’mund të bëhej. Si s’mund të ndodh kjo, as nuk do të duhej të lejohej as promovimi i një libri për udhëheqësin e FETO-së. Qeveria e Kosovës s’duhej ta lejonte këtë. Arsyeja kryesore pse Turqia po përdor veto ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO është përkrahja që këto shtete ia japin PKK-së dhe organizatave tjera terroriste. Për Turqinë PKK është e njëjtë me FETO-në dhe këto janë organizata terroriste që e kërcënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë. Kurse Kosova i del zot kësaj organizate terroriste, madje sikur s’mjafton që i del zot, e lejon edhe promovimin e librit që e lavdëron liderin e kësaj organizate. Kosova do të paguajë çmim për këtë. Kur Kosova do të ketë nevojë më së shumti për politikën e jashtme, kjo çështje do t’i sillet përpara. Zyrtarët Kosovarë duhet të vendosin se a do të jenë pranë Republikës së Turqisë apo organizatave terroriste. Për t’i fshirë gjurmët e këtij skandali Kosova duhet të tregojë se ka qëllim të mirë ndaj Turqisë dhe duhet të hedh hapa konkret sa i përket Turqisë. Në të kundërtën do të kemi lëkundje të raporteve në mes të Kosovës dhe Turqisë. Zyrtarët shtetërorë duhet t’i llogrisin mirë kostot e kësaj lëkundjeje. Sidomos në një kohë kur po ndryshojnë balancet globale dhe po shtohet rëndësia e Turqisë.

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina