Indonezi, 174 persona humbin jetën në trazirat pas një ndeshjeje futbolli

Zëvendës guvernatori i Java-s Lindore, Emil Dardak tha se numri i viktimave është rritur në 174 dhe se nga 100 të plagosurit që trajtohen në 8 spitalet përreth 11 janë në gjendje të rëndë.

Në Indonezi 174 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë trazirave që ndodhën si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia për të ndalur përleshjet pas një ndeshjeje futbolli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shumë përleshje u shënuan mes dy ekipeve rivale, pas ndeshjes së ligës ku ekipi Persebaya Surabaya fitoi 3-2 kundër Arema Malang në stadiumin “Kanjuruhan” në qytetin Malang në rajonin e Java-s lindore.

Qindra tifozë vrapuan drejt daljes për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës që përdori policia për të ndërhyrë ndaj përleshjes.

Në kaosin e madh ka pasur njerëz që janë shtypur dhe janë mbytur pasi kanë mbetur pa frymë. Në ngjarjet e shënuara në stadium humbën jetën 174 persona.

Shefi i policisë në Java-n lindore, Nico Afinta në një deklaratë tha se përleshjet mes grupeve të tifozëve menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në orët e natës shkaktoi që policia e rendit të përdori gaz lotsjellës dhe gazi i lëshuar çoi tifozët në panik.

Më tej Afinta njoftoi se mbi 300 persona janë dërguar për trajtim në spitalet përreth, por shumica e tyre kanë humbur jetën rrugës ose gjatë trajtimit.

Duke vënë në dukje se në mesin e 180 personave të plagosur ka nga ata që janë në gjendje të rëndë, Afinta deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

– Presidenti udhëzim për “hetim gjithëpërfshirës”

Zëvendës guvernatori i Java-s Lindore, Emil Dardak tha se numri i viktimave është rritur në 174 dhe se nga 100 të plagosurit që trajtohen në 8 spitalet përreth 11 janë në gjendje të rëndë.

Presidenti Joko Widodo i ka dhënë shefit të policisë kombëtare gjeneralit Listyo Sigit Prabowo udhëzimin që të zhvillojë hetim gjithëpërfshirës lidhur me trazirën.

Në një deklaratë për media në rezidencën presidenciale Bogor në Javën Lindore, Widodo përcolli ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur. “Shpreh keqardhje për këtë tragjedi të ndodhur dhe shpresoj që kjo të jetë tragjedia e fundit e futbollit në vend. Në të ardhmen nuk duhet të ndodhë më një tragjedi e tillë njerëzore”, tha ai.

Po ashtu Widodo ka udhëzuar Federatën e Futbollit të Indonezisë (PSSI) që të pezullohet përkohësisht Liga 1 deri në përmirësimin e procedurave të sigurisë.

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Zainudin Amali i ka thënë presidentit të përgjithshëm të PSSI, Mochamad Iriawan dhe shefit të policisë kombëtare Prabowo që të vlerësojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse procedurat e sigurisë gjatë ndeshjes.

Kategoritë
BotaLajme