Indonezi, mbahet mbledhja e ministrave të Jashtëm të MIKTA-s nën kryesimin e Çavuşoğlu-t

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe çështjet në axhendën tonë të përbashkët, përfshirë migracionin”, shkroi Çavuşoğlu në Twitter

Mbledhja e 21-të e ministrave të Jashtëm të MIKTA-s (Meksika, Indonezia, Koreja e Jugut, Türkiye dhe Australia), platforma për konsultime dhe koordinim informal ndërkontinental është mbajtur në ishullin Bali të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga Ministria e Jashtme turke, në mbledhjen e mbajtur nën kryesimin e ministrit të Jashtëm të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, kanë marrë pjesë kryediplomati meksikan Marcelo Ebrard, kryediplomatja indoneziane Retno Marsudi, kryediplomati koreano-jugor, Jin Park dhe kryediplomatja australiane, Penny Wong.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe çështjet në axhendën tonë të përbashkët, përfshirë migracionin”, shkroi Çavuşoğlu në Twitter.

Türkiye në muajin mars ka marrë përsipër kryesimin e MIKTA-s nga Australia.

Kategoritë
BotaLajme