Industria turke e mbrojtjes njofton produktin e ri unik “MARLIN SİDA”

“MARLIN SİDA është mjeti i parë në botë në sipërfaqe ujore pa pilot që ka aftësinë e luftës elektronike”, tha kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, İsmail Demir.

Industria turke e mbrojtjes njoftoi mjetin e parë në botë pa pilot në sipërfaqe ujore i cili ka aftësinë e luftës elektronike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, İsmail Demir, në një postim nga llogaria e tij në median sociale, njoftoi produktin e ri të industrisë turke të mbrojtjes.

“Türkiye pas dronëve SİHA (Mjet Ajror i Armatosur pa Pilot), që tregohen si ndryshues të lojës në terren, ka paraqitur vullnetin e saj edhe me mjetet SİDA (Mjet Detar i Armatosur pa Pilot). MARLIN SİDA është mjeti i parë në botë në sipërfaqe ujore pa pilot që ka aftësinë e luftës elektronike. Türkiye udhëheqëse, dhe jo që shkon pas”, është shprehur Demir.

MARLIN SİDA, e ka marrë emrin nga një lloj peshku që mund të notojë shumë shpejt në det të hapur dhe dallohet nga mjetet e ngjashme me të me teknologjinë superiore dhe ngarkesat e dobishme që mund të mbajë.

MARLIN është zhvilluar me mundësi vendase dhe kombëtare me bashkëpunimin e kantiereve ASELSAN dhe SEFİNE nën koordinimin e Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës së Türkiye-s. Ai planifikohet të përdoret në operacionet e luftës detare për qëllime mbrojtëse dhe sulmuese në brigje ose det të hapur.

Kategoritë
BotaLajme