ë kuadër të qëndrimit të saj në Paris për Lojërat Olimpike Verore, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pati një takim të rëndësishëm me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Takimi u zhvillua në zyrën e FIFA-s në Paris, teksa u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit në Kosovë nga ana e FIFA-s.
Presidenti Infantino, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi si një privilegj të mirëpriste presidenten Osmani dhe e vlerësoi shumë angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në vendin tonë, derisa ka konfirmuar punën e madhe që po bën Federata e Futbollit e Kosovës në zhvillimin e futbollit në vendin tonë
“Federata e Futbollit e Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së shtetit në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur këtë sport të mrekullueshëm. I urova Dr. Osmani shumë fat dhe i thashë që shteti i saj dhe FFK-ja gjithmonë mund të llogarisin në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit”, ka shkruar Infantino.