Influenceri bëhen synet në moshën 27-vjeçare

Influenceri Tommaso Zorzi, 27 vjeç,  iu nënshtrua një operacioni delikat për tu bërë synet.

Lajmin për 2 milion ndjekësit e tij, e ka bërë të ditur vetë Zorzi përmes rrjeteve sociale.

Operacioni u krye me anestezi lokale, dhe jo total siç kishte bërë influenceri më parë.

“Ishte një operacion më i komplikuar se sa pritej, e kisha shtyrë prej vitesh dhe po ta kisha bërë dhjetë vjet më parë do të ishte më e lehtë. Urologu më tha se gjithçka do të kthehet si dikur ”, tha Zorzi në një rrëfim pas operacionit.

“Po pi kova me ujë sepse nuk më lënë të shkoj derisa të urinoj. Megjithatë, duhet të largohem nga spitali gjatë ditës”.

Kategoritë
Të ndryshme