Influencerja Ashley St. Clair ka deklaruar në rrjetet sociale se disa muaj më parë ka sjellë në jetë një fëmijë me Elon Musk, duke tërhequr kështu vëmendjen e publikut.
“U bëra nënë pesë muaj më parë. Elon Musk është babai. Nuk e kam bërë këtë njoftim më herët për të mbrojtur privatësinë tonë dhe atë të fëmijës sonë. Megjithatë, ditët e fundit është bërë e qartë se tabloidët kanë në plan ta zbulojnë këtë, pavarësisht dëmit që mund të shkaktojnë,” ka shkruar ajo.
Ajo shtoi se synon ta rrisë fëmijën e saj në një mjedis normal dhe të sigurt.
“Për këtë arsye, kërkoj nga mediat që të respektojnë privatësinë e fëmijës tonë dhe të përmbahen nga publikimi i tepërt i kësaj çështjeje,” shkroi ajo. Po ashtu, ajo publikoi shprehjen latine “Alea Iacta Est”, që do të thotë “Zari është hedhur”.
Musk ende nuk ka reaguar lidhur me pretendimin se ka sjellë në jetë fëmijën e tij të 13-të. Ai ka gjashtë fëmijë me gruan e tij të parë, Justine Wilson – Nevadan, i cili ndërroi jetë pak pas lindjes, binjakët Griffinin dhe Vivianin, si dhe djemtë Kaia, Saxonin dhe Damianin.
Me këngëtaren Grimes ka djemtë X Æ A-Xii, të njohur si X, dhe Techno Mechanicus, si dhe vajzën Exa Dark Sideræl, e cila ka nofkën Y. Me Shivon Zilis ka binjakët Strider dhe Azure, si dhe një tjetër fëmijë, emri i të cilit nuk është bërë publik.