Iniesta për Messin: Është lojtari më i mirë në botë, mund të kthehet në Barcelonë

Andres Iniesta ka thënë se ende e konsideron Lionel Messin si lojtarin më të mirë në botë dhe la të kuptohet se argjentinasi mund të kthehet në Barcelonë në të ardhmen.

“Messi i mëparshëm dhe ai i tanishëm është i ndryshëm nga të gjithë. Ai është numri një. E vetmja gjë që ka bërë është të rritet, të përmirësohet dhe t’i bëjë shokët e tij më të mirë. Një ekip me Messin ka një pikë shumë të rëndësishme për të arritur fitore dhe tituj. Nuk kam parë askënd të bëjë gjërat që ai bën”, tha Iniesta.

“Kthimi në Barcelonë nuk është kurrë i lehtë, por Leo mund të kthehet, është ende një mundësi”, shtoi ai.

Tutje Iniesta tha se do të ndihej i lumtur nëse Messi arrin të fitojë Kupën e Botës bashkë me Argjentinën, shkruan Goal.

“Argjentina është një nga kandidatët për Kupën e Botës. Ata kanë një ekip të madh, me lojtarë me përvojë dhe të rinj. Ata janë në një moment të madh. Nëse Messi është atje, sigurisht, ai është një nga favoritët. Të tjera skuadrat e preferuara janë Brazili, Spanja dhe Franca. Nëse Leo fiton Kupën e Botës, unë jam i lumtur si shok skuadre”.

Kategoritë
LajmeSport