Insajder-i ofron dëshmi, Visar Duriqi i kishte refuzuar paratë

Gazeta ‘Insajderi’ ka publikuar një audio-dëshmi ku gazetari i këtij mediumi Visar Duriqi kishte refuzuar paratë nga i apostrofuari Halit Sahitaj. Në reagimin e ‘Insajder-it’, thuhet se Sahitaj kishte tentuar ta korruptonte Duriqin në mënyrë që të mos raportonte për lidhjet e tij me Rusinë e cila dëshmohet në audio-dëshminë e publikuar dhe se incizimi i publikuar sot në një media online që implikon Duriqin është i manipuluar.

Një media online sot ka publikuar një audio-incizim ku pretendon se gazetari Visar Duriqi bisedon me një person të quajtur Halit Sahitaj i cili pyet gazetarin lidhur me shumën që duhet paguar në këmbim të publikimit të artikujve për persona të caktuar në këtë portal, pretendim ky që është demantuar nga ‘Insajderi’ pasi asnjë shkrim nuk është dërguar nga Sahitaj tek Duriqi dhe asnjë pagesë nuk është shkëmbyer.

Në audio-dëshminë e ‘Insajderit’, gazetari Visar Duriqi dëgjohet duke i refuzuar paratë e ofruara nga Halit Sahitaj në një takim që kanë pasur pak para se të transmetohet dokumentari nga Insajder-i mbi lidhjet e Sahitajt me agjenturat ruse.

Sipas ‘Insajderit-it’ i tërë takimi mes gazetarit Duriqi dhe Halitajt është i incizuar dhe ishte i vëzhguar nga njerëz të inteligjencës të cilët kanë përcjellë veprimtarinë e dyshimtë të Halitajt

Kategoritë
LajmeVendi