Instituti Yunus Emre nis fushatën “Art për Shpresë” për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Qendra Kulturore Turke Instituti Yunus Emre e cila vepron në 3 qytete të Kosovës ka nisur një fushatë
me temën “Art për Shprese”.

Në një komunikatë për media publikuar në faqen zyrtare te institutit thotë se nëpërmjet kësaj fushate donacionesh të quajtur Art për Shpresë. Instituti me ndihmën e artdashësve humanitar planifikon të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve të jetesës së qytetarëve të prekura nga tërmetet në Kahramanmaraş, të cilat cilësohen si "Fatkeqësitë e Shekullit".  Në një intervistë për mediat, Koordinatori i Instituteve Yunus Emre në Kosovë, z. Ramazan Yılmaz tha se

“Ne e dimë se ka shumë artistë kosovarë që duan të ndihmojnë sadopak viktimat e tërmetit nëpërmjet
një fushate të besueshme dhe dinamike. Për këtë arsye, ne përmes kësaj fushate kërkojmë nga artistët
tanë të na dhurojnë nga një (1) vepër të cilat do te punojnë me temën Art për Shpresë Punimet e
dhuruara duam t'ua prezantojmë biznesmenëve filantropikë që punojnë në Kosovë dhe t'i realizojmë
shitjet e tyre. Ne synojmë që të ardhurat që do të fitohen pas shitjes do të ua shpërndajmë atyre në nevojë
përmes institucioneve kompetente të Turqisë si ajo AFAD ose Gjysmëhënës së Kuqe Turke.”
Çfarë duhet të bëni për të marrë pjesë në këtë fushatë?
Ju do të jeni regjistruar paraprakisht për fushatën duke plotësuar informacionet e kërkuara më poshtë,
dhe më pas personeli përkatës nga instituti ynë do të ju kontaktojë dhe do të ju japë informacion të
detajuar për hapat e ardhshëm. Formularin që duhet të plotësoni për të marrë pjesë në fushatë mund të
kyçeni nga ky link: https://bit.ly/3EA1TO1
Si do të shiten punimet e dhuruara?
Punimet që ju dhuroni do të shiten përmes institutit tonë dhe institucioneve me të cilat bashkëpunojmë.
Shitjet do të verifikohen me faturë zyrtare. Të ardhurat do të ;u shpërndahen atyre në nevojë përmes
institucioneve relevante si AFAD dhe Kızılay.

Kriteret e fushatës:
1. Ju mund të merrni pjesë në fushatë vetëm me 1 punim.
2. Piktura duhet të punohet në kuadër të sloganit “Shpresa”.
3. Vepra juaj e artit duhet të punohet me bojë vaji, laps grafiti ose me bojë akrilike.
4. Madhësia e pikturës duhet të jetë së paku 50cm x 70cm.
Ku duhet të dorëzohen veprat e artit?
Punimet që dëshironi të dhuroni duhet tidorëzoni Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Prizren ose Pejë.
Pikturat e dhuruara nuk do të kthehen dhe të drejtat e përdorimit do të kalojnë te Instituti ynë përmes
një deklarate të nënshkruar nga vet artisti/ja gjatë pranim dorëzimit. Data e fundit e dorëzimit të
punimeve është: 02.03.2023 – E Premte, ora 16.00

Kategoritë
LajmeTë ndryshme