Agjencia Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) mundësoi lirimin e 5 pengjeve tajlandeze sot në Gaza si rezultat i diplomacisë që zhvilloi me Hamasin sipas udhëzimeve të presidentit Erdoğan.
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) mundësoi lirimin e 5 pengjeve tajlandeze sot në Gaza si rezultat i diplomacisë që zhvilloi me Hamasin sipas udhëzimeve të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, më 13 janar 2025 midis Hamasit dhe Izraelit u sigurua marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve për t’i dhënë fund sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, të cilat kanë vazhduar që nga 7 tetori 2023 dhe në të cilat kanë humbur jetën rreth 50 mijë palestinezë dhe janë plagosur mbi 100 mijë të tjerë.
Në drejtim të rëndësisë që presidenti Erdoğan i kushton çështjes palestineze, MIT me Ministrinë e Punëve të Jashtme turke dhe të gjithë aktorët përkatës vazhdoi kontaktet për të siguruar një armëpushim që nga fillimi i procesit.
MIT ndërmori një rol lehtësues dhe pajtues ndërsa kreu një përpjekje efektive të diplomacisë së inteligjencës.
MIT, i cili ndërmori një detyrë të rëndësishme në evakuimin e civilëve të plagosur dhe pacientëve si dhe shtetasve turq që jetonin në Gaza, ai në kuadër të kërkesave për ndihmë nga vendet e huaja ndërmjetësoi edhe lirimin e disa pengjeve të huaja në Gaza.
Në kuadër të kësaj, me udhëzim të presidentit Erdoğan, MIT ka qenë në koordinim me homologët tajlandezë që nga fillimi i procesit për lirimin e pengjeve tajlandeze dhe ka vazhduar kontaktet me Hamasin lidhur me tajlandezët që ndodheshin në situatën e pengjeve.
Si rezultat i diplomacisë efektive të inteligjencës së kryer nga MIT, sot u mundësua lirimi i 5 pengjeve tajlandeze.