Inteligjenca turke neutralizon drejtuesin e lartë të organizatës terroriste PKK

Şahin Tekintanğaç në të kaluarën ka vepruar në emër të organizatës terroriste në zonat rurale të provıncave turke Ağrı, Kars, Van, Bingöl dhe Bitlis, dhe ka marrë pjesë personalisht në shumë aksione terroriste.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Türkiye-s (MIT) ka neutralizuar përgjegjësin e organizatës terroriste PKK/YPG për rajonin Ain al-Arab (Kobani), Şahin Tekintanğaç, me emrin e koduar “Kendal Ermeni”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, forcat e sigurisë kanë përcaktuar vendndodhjen e terroristit, i cili në të kaluarën ka vepruar në emër të organizatës terroriste në zonat rurale të provincave turke Ağrı, Kars, Van, Bingöl dhe Bitlis, dhe ka marrë pjesë personalisht në shumë aksione terroriste.

Tekintanğaç ishte përgjegjës për Kobanin, i cili u kthye në një qendër inkubacioni për organizatën terroriste PKK dhe nga ku anëtarët e organizatës kryejnë akte terroriste në brezin kufitar.

Kategoritë
BotaLajme