Siham Mislih, me emrin e koduar “Mizgin Kobani”, u neutralizua në një operacion nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT), thanë burime të sigurisë.
Forcat e inteligjencës turke “neutralizuan” një terroriste të lartë të PKK-së në veri të Sirisë, njoftuan burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siham Mislih, me emrin e koduar “Mizgin Kobani”, u neutralizua në një operacion nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT), thanë burimet në kushte anonimiteti.
Mislih ishte një nga terroristet seniore të YPG/PKK-së në Ayn Issa dhe komplotonte akte terroriste kundër forcave turke të sigurisë në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”.
Autoritetet turke përdorin shprehjen “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.