Inteligjenca turke neutralizon terroristin e kërkuar të PKK-së në Irak

Hogir Batman, me emrin e koduar Firat Serihan, ishte në kategorinë gri të terroristëve më të kërkuar nga Türkiye

Organizata Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT) “neutralizoi” Hogir Batmanin, me emrin e koduar Firat Serihan, një nga drejtuesit e grupit terrorist PKK/KCK, në rajonin Gara të Irakut, thanë burime të sigurisë, transmeton Anadolu.

Serihan ishte në kategorinë gri të terroristëve më të kërkuar nga Türkiye. Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

PKK-ja është e njohur për përdorimin e Irakut verior, pranë kufirit turk, si një strehë për të planifikuar sulme terroriste kundër Türkiyes.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, organizata terroriste ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.

Kategoritë
BotaLajme