Sulmuesi i Bolognas, Santiago Castro, është identifikuar si zëvendësues ideal i Lautaro Martinez në rast se ‘Nerazzurrët’ dhe kapiteni i tyre vendosin që të ndajnë rrugët në të ardhmen.
Sipas një raportimi nga Sprot Mediaset, Interi tashmë po ndjekë me kujdes progresin e sulmuesit 20-vjeçar, njësoj siç po bën edhe Juventusi.
Nuk pritet që të ketë ndonjë lëvizje për lojtarin në të ardhmen e afërt, duke marrë parasysh se Martinez së fundmi nënshkroi një kontratë afatgjatë gjatë gushtit, por profili i tij i ka pëlqyer drejtuesve të klubit.
Castro së fundmi mori një nofkë të re ‘Torito’ duke iu referuar ngjashmërive që ka ai me Martinezin me këtë të fundit që mban nofkën ‘El Toro’.
Castro iu bashkua Bolognas në afatin kalimtar të janarit në një marrëveshje të përhershme nga Velez Sarsfield.
Që prej atëherë ai është përfshirë direkt ne 10 gola gjatë 19 paraqitjeve të tij të para në sezonin 2024/2025, duke përfshirë katër gola dhe dy asistime në Serie A dhe një gol dhe tri asistime në paraqitjen e tij të mirë ndaj Monzas në Coppa Italia.
Siç shton tutje raporti, Interi ishte i impresionuar në veçanti nga paraqitja që bëri Castro pikërisht në fitoren me rezultat 4-0 të Bolognas ndaj Monzas.