Interi mund ta sakrifikojë Kristjan Asllanin për të arritur te mesfushori italian

Ende nuk është zhvilluar gjysma e sezonit 2024/25, por te Interi mendojnë për sezonin e ri.

Neroazzurët synojnë që ta mbrojnë titullin e kampionit dhe sigurisht që për të arritur ta bëjnë këtë duhen ende përforcime.

Një nga emrat në listën e Beppe Marotas është edhe mesfushori i Torinos, Samuele Ricci.

23-vjeçari ka shkëlqyer me Torinon sezonin e kaluar dhe këtë edicion, derisa është bërë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Italisë.

Ricci është bërë objektivi kryesor i Interit, megjithatë për të arritur deri te ai Nerazzurët pritet ta sakrifikojnë Kristjan Asllanin.

Calciomercato ka raportuar se Interi është gati t’i ofrojë Torinos shërbimet e mesfushorit shqiptar dhe një pjesë të parave për të arritur te Ricci.

Gjithsesi për Riccin nuk është vetëm Interi në garë, pasi interesim kanë shprehur edhe klube tjera të mëdha si Man City, Chelsea, Real Madrid, Milan, Roma dhe Napoli

Kategoritë
LajmeSport