Irak, Kurani i Shenjtë i shkruar 4 shekuj më parë ruhet me kujdes

Kjo vepër 4 shekullore e cila ngjall interes të madh nga qytetarët, njihet edhe si “Kurani Gelezerde” mbi të cilin populli betohet.

urani i Shenjtë, i cili parashikohet të jetë shkruar 400 vjet më parë në Sulejmanije të Irakut dhe që është ruajtur me kujdes për breza të tërë, tërheq vëmendjen e njerëzve të rajonit.

Vlerësohet se Kurani i cili mban vulën e Shejh Hasan Gelezerde, një prej dijetarëve islam nga Sulejmanije, është shkruar 4 shekuj më parë.

Derisa Kurani historik ruhet në një kuti xhami në fshatin Gelezerde të Sulejmanijes, ai hapet edhe për vizitat e publike gjatë festivaleve që mbahen në qytet.

Kjo vepër 4 shekullore e cila ngjall interes të madh nga qytetarët, njihet edhe si “Kurani Gelezerde” mbi të cilin populli betohet.

– “Më falni nëse ka ndonjë gabim në shkrime”

Kurani historik, i cili u ekspozua së bashku me shumë dorëshkrime në kuadër të Festivalit të 2-të të Besimit të organizuar nga Universiteti Sulejmanije, është ruajtur me kujdes në fshatin Gelezerde për shumë vite.

Ndërsa nuk dihet saktësisht se kur është shkruar vepra historike, e cila është ndër veprat më të spikatura të festivalit, thuhet se ajo është shkruar me shkrimin kaligrafik Thuluth dhe ka përmasat 24 me 40 centimetra dhe trashësia 9 centimetra.

Në një shënim në një faqe të Kuranit të Shenjtë, janë përfshirë këto thënie të nënës së Shejh Hasan Gelezerde, e cila ka kontribuar në shkrimin e veprës historike “Nëse ka ndonjë gabim në shkrime, më falni. Sepse një dorë është në shkrim dhe tjetra në djepin e Shejh Hasanit”.

Studiuesi islam Shejh Hasan Gelezerde gjithashtu ka vulën e tij në veprën historike, për të cilën ai kontribuoi në rinovimin dhe ruajtjen e tij.

– “Nuk mund ta krahasojmë këtë thesar me para dhe pasuri”

Profesori i Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetin e Sulejmanijes prof. dr. Adnan Hevremani në një prononcim për Anadolu tha se ky Kuran është një vepër e rrallë, veçanërisht për Sulejmanijen.

“Në fakt kur betohet në publik, ata betohen në Kuranin Gelezerde. Kjo kopje daton rreth 400 vjet më parë. Ka vulën e Shejh Hasan Gelezerde, Zoti e mëshiroftë”, deklaroi Hevremani.

Duke kujtuar se vepra historike u restaurua në vitin 2015, Hevremani u shpreh se Kurani i Shenjtë u ruajt në fshatin Gelezerde të Sulejmanijes.

“Kjo kopje u dërgua në Al-Azhar (Universiteti Al-Azhar) dhe u vlerësua i denjë për një çmim atje. Shkrimet e Kuranit janë ende të paprekura. Megjithatë, duket se një pjesë e tij ka mbetur në ujë. Ne nuk mund ta krahasojmë këtë thesar me para dhe pasuri”, tha Hevremani.

Kategoritë
BotaLajme