Irak, mbështetësit e Lëvizjes Sadr bastisin Zonën e Gjelbër në Bagdad

Simpatizantët e lëvizjes u mblodhën përpara Zonës së Gjelbër, duke protestuar ndaj kandidatit të Kornizës Koordinuese të mbështetur nga Irani për kryeministër, Mohammed Shia al-Sudani

Një grup anëtarësh të Lëvizjes Sadr u mblodhën para Zonës së Gjelbër, ku ndodhen ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, dhe hynë në ndërtesën e parlamentit duke kapërcyer barrierat prej betoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Simpatizantët e lëvizjes u mblodhën përpara Zonës së Gjelbër, duke protestuar ndaj kandidatit të Kornizës Koordinuese të mbështetur nga Irani për kryeministër, Mohammed Shia al-Sudani.

Ndërkohë që turma po përpiqej të çante barrierat e betonit përreth zonës, hasi në ndërhyrjen e forcave të sigurisë. Një grup më pas thyen barrierat dhe ia mësynë ndërtesës së parlamentit.

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi u bëri thirrje demonstruesve “të mos dëmtojnë pronën publike dhe private dhe të tërhiqen menjëherë nga Zona e Gjelbër”.

Ndryshe, grupet shiite pro-iraniane në Irak e kanë nominuar Sudanin si kandidatin e tyre për kryeministër.

Kategoritë
BotaLajme