Iraku do të ekstradojë në Siri ushtarët e arratisur të regjimit të rrëzuar të Asadit

Më 7 dhjetor rreth 2 mijë ushtarë të regjimit të rrëzuar sirian u larguan në Irak përmes pikës kufitare “Al-Qaim”

Zëdhënësi i Rrjetit Mediatik të Sigurisë në Irak, Miqdad Miri tha se sot drejt Sirisë do të fillojë ekstradimi i ushtarëve të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asadit të cilët u larguan në Irak, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare irakiane të lajmeve INA, zëdhënësi Miri deklaroi se sot drejt Sirisë do të fillojë ekstradimi i ushtarëve të regjimit të rrëzuar të Asadit që u larguan në Irak.

Ai theksoi se procedurat e ekstradimit do të nisin nga autoritetet përkatëse në Irak ndërsa procesi do të zhvillohet në koordinim me palën siriane.

Më 7 dhjetor rreth 2 mijë ushtarë të regjimit të rrëzuar sirian u larguan në Irak përmes pikës kufitare “Al-Qaim”.

Kategoritë
BotaLajme