Mijëra qytetarë iranianë protestuan në qytetin Qom kundër sulmeve izraelite ndaj Gazës
Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin iranian Qom për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Protestuesit marshuan drejt xhamisë Jamkaran, duke mbajtur flamuj iranianë dhe palestinezë, si dhe flamuj të Hezbollahut libanez dhe duke brohoritur parulla kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Në protestë shihen protestues nga mosha të ndryshme, përfshirë fëmijë, gra dhe pleq.
Gjithashtu tërheq vëmendjen edhe mbajtja e fotografive nga protestuesit të ish-liderit të Hamasit, Ismail Haniyyeh dhe liderit iranian, Ayatollah Khamanei.