Ish-aktivisti i plagosur në protestë: Kurti është “pjesë e tallit” me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi në një intervistë për lajmi.net ka folur për aktivitetin e tij sa ishte pjesë e VV-së.

Ai në njërin nga përvjetorët e protestës së 10 shkurti ia kishte dhuruar një fanellë kryeministrin Kurti në nderim të asaj dite.

Por cili do të ishte mesazhi që Naimi do ti thoshte po ta takonte sot Kurtin.

Për lajmi.net ai ka thënë se janë bërë shumë gjëra sa që nuk e din se cilën mesazh do ti thoshte të parin.

‘’Janë bërë aq shumë mesazhe që nuk e di se cilin do të ia thosha të parin.Albin Kurti ka qenë ai njeri që i ka etiketuar krejt politikanë më fjalët më të rënda’’, është shprehur ish-aktivisti i VV-së.

Ai ka thënë se Albini po del me e mbrojtë Martin Berishaj e Nagip Krasniqin sepse është pjesë e tallit./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi