Ish e dashura e Mërgim Berishës për lojtarin: Vinte i dehur në shtëpi, më nxori nga shtëpia dy muaj pas dasmës

Ish e dashura e Mërgim Berishës, Vesa Vllasaliu, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar.

Modelja e njohur pretendon se është rrahur nga qendërsulmuesi, i cili, sipas saj, vinte i dehur në orët e vona të mbrëmjes.

Këtë deklaratë ajo e dha përmes rrjetit social, Instagram.

“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, kemi jetuar bashkë për 1 vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ka shkruar Vllasaliu në rrjetet sociale, përcjell mediumi turk “Cumhuriyet”.

Së fundi, Berisha luante te skuadra e Fenerbahces e cila, duket se nuk është e kënaqur me të pasi e ka nxjerrë në shitje. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme