Ish-futbolisti i skuadrës së Manchester Cityt la futbollin në moshën 26 vjeçare dhe u bë multimilioner, tani ai jeton si në filma

Reece Wabara ishte një futbollist premtues. Në moshën 16-vjeçare ai luajti për juniorët e Manchester Cityt dhe tre vjet më vonë, në vitin 2010, ai nënshkroi kontratën e parë profesionale me Citizens, me vlerë 1.2 milionë euro në vit. Megjithatë, ai u largua herët nga futbolli dhe filloi një biznes që i ndryshoi jetën.

Karriera e tij nuk mori rrugën e pritur dhe mbrojtësi nuk arriti të vendoset në ekipin e parë të Cityt nga ku u huazua te Ipswich, Oldham, Blackpool dhe Doncaster dhe në vitin 2014 u nda nga City, për të cilin luajti vetëm një. ndeshje zyrtare.

Më pas ai luajti te Barnsley, Wigan dhe Bolton dhe në vitin 2017 vendosi të varte këpucët e futbollit.

Pak vite para se të tërhiqej nga futbolli, Reece Wabara (31 vjeç) investoi rreth 17 mijë euro në një dyqan online veshjesh, diçka që do t’i ndryshonte jetën. Biznesi eci ashtu siç ish-lojtari nuk e kishte ëndërruar dhe tani pas 10 vitesh kompania e tij ka një fitim prej 37 milionë eurosh.

Përveç kësaj, Wabara është gati të hapë një dyqan në Oxford Street të Londrës, një nga rrugët më ekskluzive në kryeqytetin anglez.

“Kam nënshkruar për Manchester Cityn në një periudhë tranzicioni. Ishin dy ose tre menaxherë dhe po aq trajnerë kur isha duke luajtur. E dija që ditët e mia në City po mbaronin dhe babai im gjithmonë më thoshte se kisha nevojë për një alternativë tjetër për stabilitet financiar. Ne krijuam Maniere de Voir në vitin 2013 dhe hodhëm në treg koleksionin. Veshjet e para ishin tuta, bluza dhe kapuç, gjëra me të cilat vesha disa futbollistë që i njihja dhe kështu filloi gjithçka”, tha ai dhe shtoi:

“Tranzicioni nga futbollist në biznesmen i modës ishte gradual. Nuk përparova në futboll ashtu siç kisha menduar. Përkundrazi, biznesi u rrit me një ritëm alarmues dhe më duhej të bëja një zgjedhje”, tha Reece Wabara, raporton The Sun.

Interesant është fakti se Wabara ishte bashkëlojtar i Edin Dzekos në Manchester City dhe paraqitjen e tij të vetme zyrtare kundër Bolton në Premiership e bëri më 22 maj 2011, kur Citizens fitoi 2:0 si mysafirë dhe Dzeko shënoi golin e dytë.

Gjatë karrierës së tij, ai bëri 20 paraqitje për ekipin e Anglisë U-20.

Kategoritë
Sport